Zgjidhja për të pasur një parkim të sigurt, ju tregojmë një mënyrë më efikase

0

 Makinat në Tiranë po shtohen dita ditës, por parkimet po zaptohen. Të gjitha ata që kanë një makinë e kanë makth momentin që për të gjetur një vend ku të lënë  automjetin e tyre për disa orë. Një zgjidhje janë parkimet private, të cilat janë shtuar kohët e fundit. Çdo kush që ka një oborr e ka shndërruar në parkim me pagesë. Por edhe kjo zgjidhje, nuk është një çlirim për drejtuesit e mjeteve, pasi shumë vende të parkimit publik zaptohen nga persona të pa identifikuar. Për të pasur gjithmonë një vend parkimi për makinën e tyre, alternativat janë të shumta. Dikush vendos një karrige para portës, ose poshtë pallatit, por kjo zgjidhje nuk ka qenë shumë efikase pasi ditën tjerët karrigia është vjedhur. Por përsëri duket se karriget dhe materialet e hekurit, janë zgjidhje më efikase për të pasur një vend të sigurt për të parkuar makinën. Por duket se qytetari i cili ka gjetur këtë zgjidhje është shumë zemër gjerë dhe nuk kujdeset vetëm për vete, por zapton vendin për shumë qytetar të tjerë. Në një hapësirë shumë të vogël shihen disa vende parkimi të zaptuara më këtë metodë tepër efikase. Personi i cili e ka bërë këtë vepër arti duhet që të dekorohet dhe njëkohësisht të zbuloj formulën për këtë vepër, pasi të gjithë janë munduar për të pasur një vend parkimi të sigurt dhe nuk ja kanë arritur.  Derisa shteti ta gjejë këtë person, shumë qytetarë të tjerë do të vuajnë ende për një vend parkimi.

Loading...

Lini nje pergjigje