Shqipëria që nuk duam/ Bashkia harron dritat e rrugëve ndezur abuzon me fondet publike

0

 

Loading...

Faturat e energjisë falë reformave të qeverisë janë rritur shumë vitet e fundit. Por me super reformat që priten ne vazhdim do të rriten akoma më shumë, pasi do të detyrohemi që paguajmë dhe deficitet që krijon bashkia me ndriçimin e qytetit. Në shumë vende harrohen që të fiken llambat në mëngjes dhe ato vazhdojnë të qëndrojnë ndezur dhe gjatë ditës. Ne kemi mundur që të kapim disa foto që tregojnë gjendjen me dritat e rrugëve në qytet. Sipas fotove që po ju tregojmë shihet se  në disa prej shtyllave edhe pse në mesditë dhe me një diell përvëlues, qëndrojnë të ndezura për të ndriçuar kalimtarët që po verboheshin nga drita e diellit. Por mos u shqetësoni , faturën për ndriçimin e rrugës gjithmonë e paguajnë qytetarët, dhe këtë herë do të jenë përsëri ata që do të paguajnë dhe gabimet që bën administrata e suksesshme e bashkisë Tiranë.  Kjo situatë është në shumë rrugë të ndryshme, por bashkia nuk kujdeset që të kursejë energji dhe mos ta shpërdorojë atë kotë, pasi kriza energjetike ka përfshirë të gjithë vendin. Të gjithë mundohen që të kursejnë sa më shumë energji, por vetëm bashkia u mundëson qytetarëve ndriçim të bollshëm ditën, por për çudi këto drita qëndrojnë të fikura natën.

Loading...

Lini nje pergjigje