Punimet në Tiranë, rëndojnë trafikun dhe shqetësojnë qytetarët

0
259

 

Bashkia e Tiranës kohët e fundit ka marrë iniciativa për të përmirësuar kushtet në qytet. Infrastuktura e amortizuar në kryeqytet ka ndihmuar shumë bashkinë sepse i ka hapur shumë punë.  Një pusetë të “Rruga e Elbasanit”,  megjithëse  kishte disa ditë që ishte burim aksidentesh më në fund u restaurua. Nga kalimi i makinave të shumta, puseta ishte thyer, por punonjësit e bashkisë e panë me disa ditë vonesë.  Për shumë ditë puseta e cila ndodhet të kryqëzimi i “Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë” ishte një burim aksidentesh.  Megjithëse me vonesë problemi i zgjidh, por punimet u kryen ditën dhe në orët e pikut të trafikut. Bashkia mund të punonte në orët e vona të natës e pa shqetësuar për makina dhe nuk do të bllokonte as trafik që kohët e fundit është rënduar shumë për edhe për shkak të punimeve të tilla që janë të pa menduara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here