Standard.al

Pronarët te “Pazari i Ri” fitojnë gjyqin ndaj Veliajt, nëse nuk dëmshpërblehen brenda 5 ditësh projekti shpallet i pavlefshëm

0

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë mori vendimin që e shpall të pavlefshëm projektin e bashkisë së Tiranës për “Pazarin e Ri” nëse nuk shpërblen pronarët brenda 5 ditësh.  Sipas kësaj gjykate në datën 11.07.2017 nëse nuk shpërblehen pronarët e dyqaneve dhe godianve projekti shpallet i pavlefshëm.

Avokati Altin Goxhaj ka theksuar se “gjykata edhe njëherë dha të drejtë në arsyetim ndaj veprimeve të paligjshme dhe kokëfortësisë së Lali Erit”.

“Një tjetër sukses sot kundër Lali Erit dhe paligjshmërisë së tij! Vendimi i Gjykatës Administrative sot e bën të pavlefshëm projektin Veliajt për Pazarin e Ri nëse nuk shpërblen pronarët brenda 5 ditësh (11 Korrik).

Sot përmes vendimit të Gjykates Administrative Shkallës Parë Tiranë të arsyetur u vendos që projekti i Pazarit të Ri nisëm personale e kryetarit të Bashkise Tiranë do të bëhet i pavlefshëm pas 5 ditesh pra, në datën 11.07.2017 nëse nuk shpërblen pronarët. Gjykata edhe njëherë na dha të drejtë në arsyetim ndaj veprimeve të paligjshme dhe kokëfortësisë së Lali Erit.

Gjykata pranoi arsyetimin tonë që projekti i Pazarit të Ri është i pavlefshem për shkak se punimet e kryera në këtë zonë janë kryer pa shpërblyer më parë pronarët dhe për këtë shkak afati për t’u shpallur përfundimisht i pavlefshëm është data 11 Korrik 2017.  Numërimi mbrapsht filloi:…5, 4, 3, 2, 1 booom”,  shkruan Altin Goxhaj.

Sjellim në vëmendje që “Shuplaka” denoncimin e pronareve e ka publikuar disa muaj më parë ku intervistuan 3 prej pronarëve, të cilat rrëfyen me detaje gjithë çështjen: Që nga mashtrimi, sipas tyre nga Bashkia e Tiranës, mungesa e drejtësisë në institucionet e gjykimit e deri te kërcënimet me jetë.(J.V/Shuplaka)

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.