Parakalimi i vitit/ Ju tregojmë së si mund të parakaloni në një rrugë me trafik

0

 

Tirana është një qytet, i cili çdo ditë përballon një trafik të tmerrshëm. Më mijëra makina qarkullojnë çdo ditë në rrugë të ndryshëm, kush për punë dhe kush për hall. Por trafiku në shumë raste bën që shumë njerëz të humbasin durimin, pasi nuk durojnë dot vapën që bëhet duke ndenjur në një vend dhe me diellin mbi kokë. Boria është sinjali më i përdorur nga shoferët për të shprehur pa kënaqësinë e tyre. Por ka disa shoferë që kanë gjetur një mënyrë tjetër më pak të zhurmshme, por më jashtë ligjit. Një shofer, pasi ishte mërzitur në trafik parapëlqeu që të kapërcente trafikun jo sipas rregullave, por duke kaluar mbi trotuar. Fotoja është shkrepur para disa ditësh dhe tregon shumë qartë që makina, e cila po parakalon është mbi trotuar. Shpejtësia e kësaj makinë është e madhe pasi ka tentuar të parakalojë jashtë rregullave tre makina. Duket shumë qartë që trafiku në Tiranë ka bërë që shoferët të humbasin durimin dhe të parakalojnë ku të munden,  dhe  nuk dallojnë dot rrugën nga trotuari.

Lini nje pergjigje