‘Nuk doja të më rrihte më’, Rrëfehet italiani: Si e vrava rivalin tim shqiptar

0
185

“Doja vetëm ta trembja dhe kisha frikë se mos goditesha sërish”. Ky është shpjegimi që ka dhënë italiani Simone Maddaluno, 19 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Pandi Lavdarit, 18 vjeç, përpara gjykatës në Pavia të Italisë, lidhur me arsyen se pse e kishte me vete thikën në takimin me rivalin e tij në dashuri.

Pasditen e së hënës, Maddaluno takoi Lavdarin në rrugën “Dalla Chiesa” (në komunën Stradella, Pavia) dhe në kulimin e një sherri, i dha një goditje me thikë në kraharor, që rezultoi fatale për shqiptarin.

Lavdari humbi jetën një ditë më pas në spital.

ImageViktima Pandi Lavdarit

Maddaluno doli para gjykatës, ku u njoh me masën e sigurisë së arrestit me burg, raportojnë mediat lokale, edhe pse mbrojtja kërkoi masën e arrestit shtëpiak.

Maddaluno zgjodhi ti përgjigjej pyetjeve të gjykatësit duke treguar versionin e tij të ngjarjes. Ai konfirmoi atë që u tha karabinierëve të Stradella-s, që e arrestuan pas goditjes me thikë të shqiptarit. Italiani u shpreh para gjykatës se nuk ishte qëllimi i tij të qëllonte Lavdarin, por vetëm ta trembte.

ImageAutori Simone Maddaluno

Të dielën mbrëma, viktima dhe autori u konfliktuan mes tyre në një diskotekë në Broni (komunë në Pavia). Një kompliment i tepërt ndaj vajzës që pëlqenin të dy, që nuk u mirëprit. Më pas dolën nga diskoteka dhe aty: shtyrje dhe grushte. 19-vjeçari pësoi disa shembje e më pas secili shkoi në shtëpinë e vetë. Ngjarja më e rëndë do të vinte ditën tjetër, shkruan syri.net

Maddaluno tha në gjykatë se i vjen keq për atë që ndodhi më pas.

Ai është dërguar në burgun e Pavias, ku është mbajtur nën vëzhgim në infermieri, i mbështetur dhe nga një psikolog e një prift për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që po përjeton.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here