Deputeti i PD zbulon: Pse na braktisën 200 mijë shqiptarë në zgjedhjet e 25 qershorit

0
193

I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në News24, deputeti i PD i zgjedhur në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu bëri thirrje që PD të bashkohet sërish, pasi sipas tij një forcë kaq e madhe ka hapësira për të gjithë.

 

 

I pyetur nga gazetari Rezear Xhaxhiu në lidhje me komentin e Jozefina Topallit se “ata që mbështesin Bashën nuk kanë lidhje me PD”, Shehu tha se PD duhet t’i lërë mënjanë këto ndasi, shkruan BalkanWeb.

“Unë nuk e di se kush mbështet Bashën, kush Selamin, unë kam respekt për të gjithë brenda PD. Dua të gjithë të jemi sëbashku. Të gjithëve na bashkon një gjë më e madhe se ajo që na ndan në këto momente,” tha Shehu.

Deputeti demokrat dha dhe një mendim të tij në lidhje me arsyet se pse 200 mijë shqiptarë braktisën PD në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Ka arsye që lidhen me probleme të PD, të energjisë në fushatë, të organizimit pavërësisht se kishim një program të shkëlqyer. Rama s’kishte program, vetëm tallej me njerëzit. Keqpërdorimi i administratës, shitblerja e votës dhe terrorizimi nga kanabisi bënë që zgjedhjet t’i fitonin PD. Nga marrëveshja Rama-Basha, PD doli e fituar, sepse mori 7 ministra teknikë,” tha Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here