“Çunat e lali Erit” kanë marrë pushimet. Ja çfarë po ndodh në rrugën e Elbasanit prej 10 ditësh (VIDEO+FOTO)

0

Ndriçimi në rrugë është një gjë shumë e domosdoshme pasi shmang shumë aksidente, vjedhje që mund të bëhen natën, dhe ata që kalojnë në një vend  të ndriçuar ndjehen më të sigurt. Në shumë rrugë ky ndriçim mungon, por në disa të tjera shpërdorohet.

Loading...

Në fotot që po ju tregojmë shihet që llambat në një anë të rrugës gjatë ditës vazhdojnë të rijnë të ndezura dhe gjatë natës janë të fikura.

Ky vëzhgim është bërë për rreth 10 ditë në rrugë Gramoz Pashko, në krahë të Fakultetit Ekonomik ku sic shihet askush nga bashkia nuk merr mundimin që të bëjë punën që i takon.

Ditën e sotme rreth mesditës, kur temperaturat shënonin 36 gradë celsius këto llapma ishin duke u djegur. Fare mire mund ta shikoni dhe ta dëgjoni zhurmën në video.

Disa prej tyre kanë plasur xhamin nga nxehtësia dhe të tjerat pa diskutim që do të jenë djegur deri në mbrëmje.

Nuk dihet nëse punonjësit e bashkisë kanë marrë pushimet, apo i ka mbledhur kryetari për të inspektuar vetëm banorët që spërkasin oborret për ti gjobitur.

Ajo që dihet me siguri është se edhe nesër në natën këto drita do të jenë fikur dhe ditën të ndezura…

 

Loading...

Lini nje pergjigje