Zbulohet arsyeja pse Berisha nuk pranoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve në PD

0

Ish kryeministri , Sali Berisha duket se ka mbështetur jo publikisht zhvillimin e zgjedhjeve në 22 korrik.

Loading...

Në fund ky ishte edhe vendimi i kryesisë së PD-së, megjithë kërkesën e Astrit Patozit dhe Eduard Selamit për shtyrjen e tyre për në fillim të shtatorit.

Arsyen se përse Berisha ka mbështetur 22 korrikun e ka shpjeguar sot për herë të parë Eduard Selami në intervistën e dhënë për gazetën Panorama.

“Berisha beson se sa më e shkurtër të jetë koha për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme, aq më shumë largohet mundësia e përçarjes. Ndërkohë që unë e shoh ndryshe.

Por kjo nuk mund të diskutohet tani, pasi atë e ka vendosur kryesia. Atë që thotë z. Patozi, që unë të tërheq kandidaturën, unë nuk e quaj rrugën e drejtë këtë.

Por unë nuk e paragjykoj atë”, u shpreh Selami.

Loading...

Lini nje pergjigje