Si të mbrohemi nga ‘ i nxehti afrikan’

0
220

Për të eliminuar nxehtësinë e tepërt më shumë gjak qarkullon nëpër lëkurë. Kjo shkakton që më pak gjak të jetë në dispozicion muskujve.

Zemra këtë e kompenson me rritjen e numrit të rrahjeve në minutë. Nëse është lagështia e ambientit e lartë, djersa nuk mund të avullohet nga lëkura. Pra, sistemi natyror i ftohjes së trupit në këto kondita mund të dështon. Temperatura e trupit rritet dhe kjo shkakton dëmtim.

Dr. Tefik Bekteshi, kardiolog

Ja disa udhëzime si të parandalohen pengesat që shkakton nxehtësia:

• Veshmbathja duhet të jetë adekuate për këtë kohë – rroba nga pambuku me ngjyra të ndritshme, kapelë dhe syza për diell; harroni veshjen nga fijet sintetike me ngjyra të mbylltë, ngjyrat e errëta “thithin” nxehësin.

• Mos teproni me aktivitet fizik, sidomos në kohën më të nxehtë të ditës. Kjo përfshinë edhe aktivitetet e lira (sporti, xhogingu, shëtitja). Nëse planifikoni aktivitet fizik në vapë, gjithmonë filloni ngadalë, i jepni kohë trupit të adaptohet. Nëse vuani nga sëmundja kronike dhe në rast se merrni barna, pyetni së pari mjekun për nivelin e aktivitetit fizik.

Nga lodhja e shkaktuar nga nxehtësia më së miri mbrohemi me marrje të sasive të mëdha të lëngjeve që të kompensohen mineralet e humbura me djersë. Humbja e mineraleve dhe zgjerimi i enëve të gjakut të lëkurës e më këtë zvogëlim i shtypjes arteriale shkakton lodhje. Sidomos humbja e kaliumit shkakton lodhje!

Ky element ka rendësi esenciale në punën e muskujve duke përfshi edhe muskulin e zemrës. Në njëfarë mënyre kjo lodhje është vetëmbrojte e organizmit i cili pengon humbjen e mëtejmë të lëngjeve dhe mineraleve. Pushimi është i domosdoshëm që të rikthehet fuqia.

• Largohuni nga ushqimi kalorik me yndyrë, ëmbëlsirat, mishi. Përparësi jepni pemëve e perimeve dhe artikujve me pak kalori. Merrni shumë pemë që kanë kalium (pjeshkë, kajsi, banane), sidomos perime të pasura me C vitaminë (speca, karrota, spinaq, sallata e gjelbër). Mos pini lëngje të ftohta, ato ju sjellin vetëm freski të përkohshme. Shumë më i përshtatshëm është çaji i nxehtë apo i vakët.

• Largohuni nga ndërrimet e mëdha të temperaturës! Nëse jeni në det, liqe, lum apo pishinë, mos hyni në ujë pas rrezitjes (me trup të nxehtë). Sidomos pas ushqimit!
Së paku pritni dy orë pas ushqimit, mire është të hyni nën dush që trupi t’i përshtatet temperaturës së ujit, apo hyrja në ujë të jetë e ngadalshme duke lagur të gjitha pjesët e trupit para se të zhyteni si tersi për të shijuar kënaqësinë e notimit.

• Nëse është e mundur largohuni nga rruga kur pritet pengesa në komunikacion, pritje në kolonë në automjetin e nxehtë. Keni kujdes të posaçëm nëse në automjete keni fëmijë! Mos e teproni me “klimë” apo ventilator.

• Ju që keni pengesa gjatë verës, ngadalë ngrihuni nga pozita e shtrirë. Nuk është mire të kaloni më shumë se një orë në ambient të nxehtë e të mbyllur.
• Jetoni me ritëm të shëndoshë: mos i humbni netët, ato janë për gjumë – gjumi nuk kompensohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here