Shaban Memia komenton zhdukjen e simboleve të PD-së: Bardhebluja, hipnozë për mijëra demokratë

0
210

Një nga funksionarët më jetëgjatë në PD, Shaban Memia, nuk ka lënë pa komentuar edhe zhdukjen e simboleve të opozitës. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Memia ka pohuar se logoja dhe flamuri i PD-së janë ideuar në vitin 1990-1991 me ngjyrë blu dhe të bardhë. Sipas tij, kjo përbën hipnozën për mijëra e mijëra demokratë, të cilët, prej 26 vitesh i kanë valëvitur me krenari kudo, dhe madje edhe kanë vdekur për to.

Duke vijuar më tej, ai thekson se demokratët nuk e kanë falur zëvendësimin e simboleve të PD-së qoftë të kamufluar edhe me shqiponjën, sepse është identiteti i tyre. “Simbolet janë zëvendësuar edhe në foltoren e PD-së me sloganin “Shqipëria Ngrihet”, dhe u zhdukën krejtësisht gjatë fushatës elektorale”, – ka thënë ndër të tjera, Memia.

Për 45 vite shqiptarët kanë qenë në raport me ngjyrën e kuqe, e cila personifikonte diktaturën e proletariatit, luftën e klasave etj. Ajo që u ka munguar shqiptarëve ka qenë ngjyra blu. Kështu, në funksion të kësaj logjike, logoja dhe flamuri i PD-së janë ideuar në vitin 1990-1991 me ngjyrë blu dhe të bardhë, çka përbën hipnozën për mijëra e mijëra demokratë, të cilët, prej 26 vitesh i kanë valëvitur me krenari kudo, dhe madje edhe kanë vdekur për to. Të më thotë lidershipi i PD-së: kush merr vota më shumë se hipnoza e këtyre simboleve? Pse prej më shumë se 200 vitesh në SHBA, dy partitë kryesore, republikanët dhe demokratët, nuk i kanë ndryshuar logot e tyre, njëra elefantin e tjetra gomarin? Demokratët nuk e kanë falur zëvendësimin e simboleve të PD-së qoftë të kamufluar edhe me shqiponjën, sepse është identiteti i tyre. Simbolet janë zëvendësuar edhe në foltoren e PD-së me sloganin “Shqipëria Ngrihet”, dhe u zhdukën krejtësisht gjatë fushatës elektorale. ‘Avokatët’ e disfatës janë pjesë e kësaj strategjie të zbatuar gjatë këtij mandati dhe duhet të jenë të qartë se me këto qëndrime e kanë dëmtuar Bashën, i cili ka nevojë të shkëputet nga servilët dhe lëpirësit dhe t’i bashkohet lëvizjes për shëndoshjen e PD-së, si kusht për kthimin e saj në pushtet për realizimin e misioneve historike në funksion të vlerave dhe parimeve të së djathtës moderne evropiane”.

I pyetur se për të gjitha këto arsye ju vazhdoni të qëndroni larg PD-së, Memia u përgjigj: “Së pari, duke kërkuar ndjesë për mungesën e modestisë, bëj me dije publikisht se nuk kam asnjë pretendim ndaj Partisë Demokratike përveçse se e dua atë më shumë se emrin e kujtdo, qoftë ky edhe kryetari. Po kështu, që nga themelimi i PD-së e deri më sot, jo vetëm nuk kam pyetur kurrë se ku do të jem nesër, por duke besuar te vlerat, jam përkushtuar pa kursyer asgjë që ajo të jetë triumfuese. Nga ana tjetër, për 27 vite aktivitet, kurrë nuk i kam kërkuar kujt që të më votojë në struktura dhe as të më propozojë, sepse kam besuar te institucioni i punës dhe përkushtimit në funksion të objektivave.

Të tillë njoh me qindra e qindra demokratë në Shqipëri. Së dyti, dua të sjell një shembull klasik që trajtohet në një nga shkencat e reja siç është psiko-evolucioni, dhe konkretisht: “Pasi janë ushqyer për 60 vite rresht dy majmunë me banane, një ditë i ndërpritet njërit prej tyre dhe konstatohet se tjetri, pavarësisht se ishte ushqyer me banane, e kishte ndaluar ngrënien e tyre. Interpretimi shkencor konsiston në faktin se majmuni i dytë nuk e ndërpreu marrjen e bananes në solidaritet me tjetrin, por si reagim, se nesër m’i heqin dhe mua”. – ka përfunduar Shaban Memia./Valentina MADANI

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here