Standard.al

Përgjaken pushimet, 101 viktima në një fundjavë

0

Të paktën 101 persona u qëlluan me armë zjarri në Chicago përgjatë fundjavës së pushimeve për festën e pavarësisë së Amerikës.

Sipas “Chicago Tribune” të cituar nga “BBC”, gjysma e goditjeve me armë përgjatë pushimeve katër ditore ndodhi në 12 orëshin që festohej pavarësia (4 korrik), ekzaktësisht mes orës 15:30 të Martën dhe 03:30 të Mërkurën. Më problematike ishin  pjesët jugore dhe perëndimore të Chicagos.

Viktima më e re në moshë ishte djalë 13-vjeç, ndërsa më e moshuara ishte një grua 60-vjeçare.

Presidenti Trump sëfundmi tha se po dërgonte agjentët federalë për të ndihmuar policinë lokale në kontrollimin e situatës.

Sipas medias lokale, vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 500 vrasje në Chicago.

Me 101 persona që u qëlluan me armë fundjavën e pushimeve, numri total i të qëlluarve me anë në Chicago përgjatë vitit 2017 arrin në 1800.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.