Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Kapshticë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i një mjeti. Mësohet se makina tip “Benz” ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Neviçisht, dhe është përplasur më pas me barrierat në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.