Lëvizje në qeveri/ Rama firmos shkarkimin, ja kush ikën nga kabineti

0

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme, zëvendësministrin e Mbrojtjes, Idlir Peçi.

 

 

Në vendimin e kryeministrit Rama që mban datën 3 korrik 2017, thuhet se lirimi nga detyra i zv/ministrit Peçi është bërë sipas ligjit “për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, por pa shpjeguar arsyet e kësaj lëvizje.

VENDIM Nr. 481, datë 3.7.2017 PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003,
“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

Lini nje pergjigje