Kuvendi: Më 24 Korrik Ilir Meta betohet si President

0
197

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në datën 24 korrik në orën 18:00 me rend dite betimin e Presidentit të ri të Republikës.

Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Kuvendit.
“Bazuar në urdhrin nr. 44, datë 3.7.2017 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, rendi i ditës së seancës plenare është si më poshtë vijon: 1. Betimi i Presidentit të Republikës. (Neni 88, pika 3 të Kushtetutës)”, thuhet në njoftim.
Datën 24 korrik për betimin e Presidentit të ri Ilir Meta e dekretoi pak ditë me parë Presidenti në detyrë, Bujar Nishani.
Meta u zgjodh President i Republikes me 87 vota te maxhorances, gjate raundit te katert te votimit ne parlament, te zhvilluar ne 28 prill.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here