Dënohet me 17 vite burg shqiptari që qëlloi 10 herë me thikë kunatën

0
140

Një shqiptar është dënuar nga gjykata me 17 vite e 6 muaj burg për tentativë vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve të ftohta. Gazeta greke “Protothema” raporton se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, qëlloi 10 herë me thikë kunatën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016 në qytetin Sitia. Shtetasi shqiptar ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij pas dhunës së vazhdueshme që ushtronte ndaj saj dhe për një lidhje jashtëmartesore që kishte me grua tjetër. Pas divorcit, kur kishte mësuar se edhe ish-bashkëshortja kishte krijuar marrëdhënie me një tjetër mashkull, nisi ta kërcënonte.

Shqiptari i kërkoi ish-gruas që të takoheshin për të biseduar në një tavernë në qendër të qytetit. E frikësuar prej tij, ajo shkoi së bashku me motrën. Gjatë bisedës, gruaja u ngrit nga tavolina dhe u largua nga dera e pasme e tavernës. Në një situatë të tillë, shqiptari kapi motrën e saj, ish-kunatën, dhe e goditi 10 herë me thikë. Fatmirësisht ajo mundi të shpëtonte, ndërsa autori u arrestua menjëherë nga policia. Pavarësisht dënimit prej 17.6 vite burg, shqiptari do të dëbohet nga Greqia dhe nuk do të lejohet të hyjë në atë shtet për një periudhë 10-vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here