Sherri për një vajzë, 17-vjeçari shqiptar në gjendje kritike. Qëllohet me thikë nga rivali italian

0

Një shqiptar 17-vjeçar po lufton me vdekjen e në Spital në Itali, pasi u qëllua nga një 19-vjeçar italian me thikë.

Loading...

Ngjarja ka ndodhur në Stradela, ku shqiptari së bashku me autorin, Simone Madalunon pëlqenin të njëjtën vajzë.

Dhe ka qenë pikërisht ajo molla e sherrit mes të dyve. Sherri nisi të dielën në diskotekë, dhe më pas vijoi ditën e sotme pasdite.

Shqiptari dhe italiani kishin lënë një pikë takimi për t’u “sqaruar” dhe aty u përleshën sërish. Italiani Madaluno ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shqiptarin në kraharor.

Kanë qenë banorë të zonës ata që lajmëruan autoritetet. Edhe pse shqiptari është dërguar në spitalin e Pavias në kohë rekord gjendja  tij është kritike.

Ai i është nënshtruar një operacioni. Ndërkohë, 19-vjeçari italian është shoqëruar nga karabinierët.

Loading...

Lini nje pergjigje