Si u rrëzuan 10 “mbretërit” më të mëdhej të drogës

0
222

Operojnë krejtësisht në tregje të tjera të cilat, nuk kanë asnjë lidhje me ato ndërkombëtare. Bëhet fjalë për drogën. Bosët e tyre edhe pse në fshehtësi kanë arritur të kenë sukseset e tyre duke shtënë në dorë një sasi marramendëse parash, të cilat arrijnë në miliarda dollarë. Ata kontrollojnë pothuajse, krejt tregun ndërkombëtar të drogës, dhe në këtë pikë lufta e policisë ndaj këtij biznesi të jashtëligjshëm dhe fitimprurës, duket se nuk ka luajtur ndonjë rol të madh. Sigurisht zotët e drogës kanë një origjinë dhe fundin e një historie e cila nuk ka se ku të fillojë ndryshe, përveç se në Amerikën e Jugut. Atje kanë filluar të krijohen edhe grupet që më pas të kthehen në kartele. Gazeta britanike “The Telegraph” ka renditur dhjetë baronët më të famshëm të drogës dhe si janë rrëzuar ata. Në vendin e parë renditet Joaquin ‘El Chapo’. “Shkurtabiqi Guzman” nuk ishte më i gjatë se 167 cm, por ai është emëruar si lordi më i madh i drogës i të gjitha kohërave sipas Administratës Amerikane Kundra Drogës. “Kumbari i drogës botërore” eksportonte kokainë, marijuanë, heroinë dhe metamfetaminë në SHBA, Azi dhe Europë. “El Chapo”, ose shkurtabiqi, siç ishte dhe nofka e tij në ciklet mafioze, drejtonte kartelin më të madh të drogës të “Sinaloa” dhe akuzohet se “përdorte qytetin Çikagos si vendin më të përshtatshëm për të tregtuar sasi shumë të mëdha droge, armësh dhe një sërë krimesh të tjera, si dhe shtrihej dhe në shtetet e mesme”, nënvizon komisioni i departamentit të luftës së krimit të organizuar në Çikago. Trafikanti më i kërkuar i drogës në botë, u arrestuar nga autoritetet amerikane dhe meksikane në shkurt të këtij viti në një hotel në qytetin bregdetar Mazatlan, në Meksikë. Në vend të dytë renditet bosi i drogës dhe njeriu më i njohur në trafikun ndërkombëtar, kolumbiani Pablo Escobar, i cili përfundoi i vrarë në vitin 1993 nga një grup policësh që i ishin dedikuar arrestimit të tij.

Frank Lucas, SHBA

Rënia: Shtëpia e tij u bastis në vitin 1975 ku më shumë se gjysmë-milioni dollarë u gjetën në vendngjarje. Lucas u arrestua dhe më vonë u dënua me 70 vjet burg për më shumë se 100 akuza në lidhje me drogën. Shpërndarësi i heroinës dhe bosi i krimit të organizuar operonte në Harlem gjatë fundit të viteve 60’ dhe fillimit të viteve 70’. Lucas i ruante mallrat e tij nëpër arkivolet e amerikanëve të vdekur. Karriera e tij është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer me filmin “American Gangster” me Denzel Uashington.

Christopher Coke,  Xhamajkë

Rënia: Coke u arrestua gjatë një postblloku ndërsa ishte i veshur si grua, përpara vetë-dorëzimit në polici. Mbreti xhamajkan i drogës dhe lideri i bandës Shoëer Posse thuhet se ka ndërtuar një pasuri prej 30 bilionë dollarësh përpara arrestimit në 2010-n. Coke shkonte në shkollë me fëmijët e elitës politike në vend, përpara se të merrte kontrollin e bandës së babait të tij. Ai u bë lideri i Kingtson’s Tivoli, duke u shpërndarë para të varfërve të zonës, duke krijuar vende punësimi dhe ngritur qendrat e komunitetit ndërsa eksportonte sasi të mëdha marijuana dhe kokaine në SHBA.

Griselda Blanco, SHBA

Rënia: E ashtuquajtura “Kumbara e Kokainës” me metodat e saj të dhunshme ka shkaktuar një numër të pafundmë viktimash. E pamëshirshme e brutale, Blanco-s i pëlqente të vishej sipas modës, i pëlqente të tymoste dhe të jepte urdhra për vrasje me gjakftohtësi të plotë. Ajo është përgjegjëse për 200 vrasje, përfshi këtu edhe vrasjen e një fëmije 2-vjeçar. Blanco u burgos me 20 vjet. Ajo vazhdoi biznesin e saj të kokainës pas hekurave dhe u lirua në vitin 2004. 2 javë pas daljes, Blanco u vra nga dy motoristë – një metodë vrasje që ajo e kishte praktikuar shpesh.

Rick Ross, SHBA

Rënia: Në vitin 1996, Ross u detyrua nga partneri i saj të shiste 100 kg kokainë tek një agjent i fshehtë i Administratës kundra Drogës. Gjatë kulmit të shpërndarjes së drogës në Los Anxheles gjatë viteve 1980, thuhet se ai ka shitur kokainë me vlerë 3 mln dollarë çdo ditë. Operimet e Ross arritën deri në 400 kg kokainë në javë përpara se të dënohej me burgim të përjetshëm. Ai konsiderohet përgjegjës i epidemisë së kokainës në SHBA.

Arturo Beltran Leyva, Meksikë

Rënia: Pasi i shpëtoi tentativës për vrasje nga disa zyrtarë në festën e Krishtlindjeve të organizuar nga vetë ai në 2009, “Bosi i Bosëve” u vra nga Inteligjenca Meksikane një javë më vonë pas një përballjeje me armë zjarri që zgjati 90 minuta. Lideri i organizatës trafikuese të drogës meksikane Beltran Leyva Cartel, është përgjegjës për prodhimin, transportimin dhe shitjen e kokainës, marijuanës dhe heroinës. Banda e tij është fajësuar për qindra raste vrasjesh, torturash, rrëmbimesh, kontrabandë njerëzore dhe pastrim parash.

Felix Mitchell SHBA

Rënia: Pseudonimi i Felix-it ishte “Macja”. Ai u qëllua me thikë dhe u vra dy vite pasi vuante dënimin e tij me burg. Ai u bë lider i Bandës 69 direkt pasi la shkollën. Felix Ëayne Mitchell njihet si operuesi i parë i drogës në shkallë të gjerë. Pseudonimin e mori nga filmi vizatimor “Felix the Cat”, ky djalosh tregoi zotësi dhe u bë shumë popullor mes të rinjve. Felix i punësonte të rinjtë si shpërndarës të vegël dhe informatorë të drogës. Mijëra vendas dolën në rrugë në shenjë respekti gjatë funeralit të tij në vitin 1986. Ky funeral u krahasua me atë të Martin Luter Kingut.

Khun Sa Burma

Rënia: Iu dorëzua qeverisë së Burmasë, por kur ata refuzuan ta ekstradonin atë, Khun Sa jetoi një jetë luksoze deri kur vdiq në vitin 2007. Në vitet 60’., kryelordi i Burmasë, së bashku me një ushtri prej 800 burrash, filloi të kultivonte një perandori opiumi në xhungël. Khun Sa është i njohur si trafikanti më pjellor i kokainës në botë, duke prodhuar 1/3 e furnizimeve botërore.

Amando Carrillo Fuentes Meksikë

Rënia: “Zoti i Qiejve” u vra aksidentalisht nga kirurgët plastikë në vitin 1997 ndërsa po bënte disa operacione plastike për të ndryshuar pamjen e tij. Fuentes ishte një biznesmen diplomatik dhe i rafinuar. Ai e mori pseudonimin “Zoti i Qiejve” për shkak të transportit të drogës me avionë të mëdhenj. Qëllimi i tij ishte të transportonte 4 herë më shumë kokainë në Amerikë se rivalët e tij trafikantë. Operimet e Amados u bënë në një shkallë aq të gjerë saqë u bë trafikanti më i kërkuar në botë. Në muajt përpara vdekjes së tij, administrata amerikane kundër drogës e ka përshkruar si trafikantin më të fuqishëm të drogës në këtë epokë, dhe shumë analistë kanë mbështetur faktin se përfitimet nga trafiku i drogës i afroheshin shifrës marramendëse prej 25 miliard dollarësh duke e bërë njeriun më të pasur në botë.

Pablo Escobar Kolumbi

Rënia: Ndërsa Policia Kombëtare Kolumbiane e ndiqte në vitin 1993, i kërkuari u përpoq të arratisej nga çatitë e shtëpive të fqinjëve, por u qëllua për vdekje. Narko-terroristi dhe lordi kolumbian i drogës u shpall nga revista Forbes në vitin 1989 si njeriu i 7 më i pasur në botë. Me një pasuri personale prej 25 bilionësh dollar, mbreti i pamëshirshëm thuhet se kontrollonte 4/5 të tregut botëror të kokainës. Një familjar që përjetoi një karrierë të shkurtër politike, Pablo Escobar ishte përgjegjës për kontrabandën e 15 ton kokaine në ditë në Amerikë. Fushata e tij kundra sfiduesve, rezultoi me vrasjen e 30 gjykatësve, mbi 400 oficerë policie, dhe shpërthimit e avionit Avianca 203, që besohet se mbante Kryeministrin e asaj kohe. Pas vdekjes së Eskobarit, kartelli Mendelin u copëzua dhe tregu i drogës shumë shpejt u dominua nga karteli rival i Cali-t, deri në fund të viteve ’90, kur liderët e tyre u vranë apo u kapën nga forcat e qeverisë. Megjithatë emri i tij vazhdon të përflitet edhe aktualisht ndodhet në top listën e trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë.

Joaquin ‘El Chapo’ Guzman Loera Meksikë

Rënia: “Shkurtabiqi Guzman” nuk ishte më i gjatë se 167 cm, por ai është emëruar si lordi më i madh i drogës i të gjitha kohrave sipas Administratës Amerikane Kundra Drogës. “Kumbari i drogës botërore” eksportonte kokainë, marijuanë, heroinë dhe metamfetaminë në SHBA, Azi dhe Europë. “El Chapo”, ose shkurtabiqi, siç ishte dhe nofka e tij në ciklet mafioze, drejtonte kartelin më të madh të drogës të “Sinaloa” dhe akuzohet se “përdorte qytetin Çikagos si vendin më të përshtatshëm për të tregtuar sasi shumë të mëdha droge, armësh dhe një sërë krimesh të tjera, si dhe shtrihej dhe në shtetet e mesme”, nënvizon komisioni i departamentit të luftës së krimit të organizuar në Çikago. Trafikanti më i kërkuar i drogës në botë, u arrestuar nga autoritetet amerikane dhe meksikane në shkurt të këtij viti në një hotel në qytetin bregdetar Mazatlan, në Meksikë. Karteli Sinaloa ka qenë në qendër të një lufte për territor me kartele të tjera droge që veprojnë në pjesën veriore të Meksikës. Ai konsiderohet si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë. Revista Forbes e rendit Guzmanin si një ndër personat më të fuqishëm në botë, dhe thotë se pasuria e tij tejkalon 1 miliard dollarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here