Kryesia vendosi: Basha dhe Selami kandidatët e vetëm për kreun e PD-së

0
202

Kryesia e Partisë Demokratike doli me vendimin për të vendosur vetëm dy emra në garën për kryetar të saj, Lulzim Bashën dhe Eduart Selamin.

Astrit Patozi, Astrit Sinanaj dhe Erion Piciri nuk do të mund të kandidojnë për kreun e Partisë Demokratike së bashku me Bashën dhe Selamin.
Më herët, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani negocioi mes Astrit Patozit dhe Lulzim Bashës. Kryesia është mbledhur pak pas orës 19:00 për të miratuar kandidatët.
Kryesia shqyrtoi kërkesën e Astrit Patozit, mbështetur nga Eduart Selami për shtyrjen e zgjedhjeve. Kërkesa nuk është pranuar.
Gjatë ditës, Astrit Patozi hodhi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës. Ai tha se nuk janë plotësuar kërkesat për një garë të barabartë në këto zgjedhje.
Basha nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë, pasi siç ka deklaruar ngriu funksionet e tij, për t’ia dorëzuar dy nënkryetarëve dhe Sekretari i Përgjithshëm të partisë.
Nënkryetari Edi Paloka deklaroi se Astrit Patozi nuk konsiderohet kandidat, pasi nuk ka paraqitur asnjë dokument, përveç deklaratave publike që ka bërë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here