Standard.al

“Shpërthen” mamaja e Klaudia Pepës: Albi Nako, pastro emrin e vajzës që u njollos padrejtësisht

0

Pas lajmit se çifti i balerinëve Klaudia Pepa dhe Albi Nako i dhanë fund martesës së tyre dhe prej një viti jetojnë të ndarë, komentet nga ana e publikut kanë qenë të shumta dhe një gjë e tillë me sa duket e ka shqetësuar nënën e Klaudias, Lume Pepën.

Përmes një statusi në Facebook ajo ka shprehur mirënjohjen për personat që e kanë mbështetur por edhe shqetësimin e  saj për fjalët që janë thënë për të bijën.

Unë ju kam lexuar secilin. Duke falënderuar për dashamirësit që shprehin keqardhje e në të njëjtën kohë me respekt u drejtohem atyre që japin mendime që s’kanë lidhje fare me problemin e aq më keq për mosmirënjohje nga Klaudia Pepa, duke cënuar moralin apo dinjitetin e Klaudias, kështu që më lind e drejta të ndërhyj pas gjithë këtyre fyerjeve pa kuptim e të pamerituara. Albi&Klaudia punuan me dhe për njëri-tjetrin, fillimisht për interes të ndërsjellë të punës e më pas dashuria që lindi mes tyre i lidhi edhe më shumë. Askush s’po kërkon fajtorin dhe as viktimën. Marrëdhënia e tyre vazhdon në mënyrën e tyre. Klaudia nuk meriton asnjë germë negativiteti nga asnjë nga ju që shkruani çfarë ju vjen në mend pa u menduar mirë dhe pa pasur informacionin e duhur. Albi Nako, të takon ty të pastrosh emrin e Klaudias të cilin po e njollosin padrejtësisht!”, shkruan Pepa në statusin e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.