“Ligji i mbetjeve”,Gjosha- Ramës: Mos u fshih pas BE-së!

0
173

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar ashpër ndaj Kryeminsitrit Rama pas deklaratës në një intervistë për mediat franceze në lidhje me importin e mbetjeve. Kryeministri e cilësoi këtë çështje si një miratim i legjislacionit të BE-së.

Gjosha ka shpjeguar ndër të tjera se Shqipëria është një vend në zhvillim dhe jo çdo legjislacion i BE-së i shkon përshtat në këto momente.

Postimi i plotë:

Dëgjoj shpesh përfaqësues të politikës që kur duan t’i ikin përgjegjësisë per iniciativa te cilat bien ndesh me vullnetin e qytetareve, përdorin shprehjen “thjesht kemi perafruar legjislacionin me atë të Bashkimit Europian”! E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ligjin për importin e mbetjeve, i cili ka ardhur sërish në vëmendje.

Se pari, Shqipëria është ende një vend në zhvillim, ku jo cdo legjislacion i BE-së i shkon për shtat në këto momente standarteve dhe kushteve në të cilat ne ndodhemi dhe aq më tepër tolerances ndaj riciklimit të mbetjeve të huaja. Eshte më mirë të tregojmë që dimë të riciklojmë edhe këto mbetjet tona që në zona të tëra të Shqipërisë i gjen edhe pranë qëndrave të banuara, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve.

Së dyti, duhet të marrë fund fshehja pas BE-së dhe duhet të fillojmë t’i japim fund alibive tona për interesa të ngushta. Dhe nëse vërtet duam t’i ngjasojmë sado pak Europës duhet të degjojmë zërin e qytetarëve, që pikërisht për këtë cështje foli me një zë më të lartë se kurrë!

https://www.facebook.com/klajdagjoshaLSI/posts/654261628098630

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here