Terrorizoi Italinë me ‘Audin’ e verdhë, jepet dënimi për shqiptarin (Emri+Foto)

0
153

Një gjykatë në Venecia ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg si dhe me një gjobë 1200 euro shqiptarin Lulzim Rama, i cili shkaktoi panik dhe kaos në rrugët e Italisë vitin e kaluar me ‘Audin’ e verdhë.

 

 

Shqiptari i thirrur me pseudonimin ‘Vasili’ 37 vjec, është ‘piloti’ i makinës së vjedhur, e cila është përdorur nga 37-vjecari shqiptar si dhe 2 shokët e tij për të grabitur në zonën e Venecias. Sipas gjyqtarit Enrico Ciampaglia, shqiptari akuzohet për ‘vjedhje’ dhe ‘rezistence ndaj forcave të rendit’.

Sipas prokurorit Stefano Ancilotto, 37-vjecari shqiptar ka drejtuar ‘Audin’ e verdhë me shpejtësi deri në 260 km në orë në rrugët që lidhin rajonin e Venetos me Friulin, njoftojne mediat vendase.

Gjithashtu së bashku më shqiptarin udhëtonin dhe 2 bashkëpunëtorë të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim. Pas disa ditësh ndjekje nga policia italiane, makina u gjet e djegur në provincën e Trevigianos. Por pavarësisht tentativës për të humbur gjurmët me djegien e mjetit, policia ka arritur të identifikojë shqiptarin, falë edhe pamjeve të filmuara nga kamatar e autostradës, ku shqiptari kalon me shpejtësi skëterrë. Ai u arrestua pak muaj pas ngjarjes në Greqi dhe më pas u ekstradua drejt Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here