Kristi Pinderi rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: Nuk e dua, por…

0
182

Kristi Pinderi ka rrëfyer në një intervistë për “Story” marrëdhënien e vështirë që ka me të atin, për shkak se ai nuk e pranon faktin që i biri është homoseksual. Ai flet edhe për Zotin, marrëdhënien me të dashurin dhe si do t’i dukej një botë vetëm me femra.

Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?

Zakonisht unë e ul kokën para Zotit. Nëse e ngrej lart, gjë që ndodh shumë rrallë, do të thotë se jam shumë i mërzitur me Perëndinë. Është pothuajse shenjë rebelimi. Hera e fundit ishte ditën kur fjeta për herë të parë në shtëpi pa nënën time.

Rreth 11 muaj më parë. Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë?

Dy janë ndoshta mëkatet më të mëdha që kam bërë: kur takova për herë të fundit tim atë, pasi e dëgjova që fliste në fund kur u ndamë u ndjeva i lehtësuar për faktin që i vërtetova vetes se, në fakt, nuk e dua. Sigurisht edhe u lehtësova për faktin se vërtetova që nuk e urrej. Mu duk një njeri i largët, i zakonshëm e ndoshta edhe fatkeq. Por u ndava me premtimin që i bëra vetes për ta respektuar e për t’iu gjendur pranë në rast se do e tejkalojë mediokritetin e vet e do më kërkojë të më ketë pranë. Mëkati i dytë, këto ditë, kur dyshova për herë të parë në ekzistencën e Zotit.

Kur përjetove qiellin e shtatë?

Duke zbritur shkallët Fakultetit. Ditën e fundit para diplomimit më dukej se fluturoja e mendoja: Mund të bëhem kryeredaktor i një media, mund të bëhem drejtor, mund të bëhem deputet i mirë për njerëzit, mund të bëhem kryeministri më cool. Nuk i pashë më kurrë shkallët e atij fakulteti dhe ndjej trishtim edhe sot kur mendoj që disa derra kriminelë të veshur me imunitetin akademik mund të vrasin ëndrrat e studentëve.

Sa kohë ka kaluar kur ndjeve mungesën e gjysmës tjetër?

Sot. Erjoni, partneri im nuk është në Shqipëri (ai udhëton shpesh) dhe më duket ditë shumë e paplotë.

E keqja e të qenit çift për ty?

Mendon si në çift. Por kur ndodh të veprosh apo të ëndërrosh si tek, fillon e ndihesh në faj. Është një ndjesi faji e çuditshme.

Nëse do të ishe mashkulli i vetem i rruzullit, si do i menaxhoje femrat?

Nëse veç meje do të kishte vetëm vajza apo gra dhe asnjë djalë të rritur, do të ishte keq shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here