A e dini pse djathi zviceran ka vrima të mëdha misterioze? (Video)

0

Njerëzit nga e mbarë bota vazhdimisht pyesin se pse djathi zviceran ka një pamje karakteristike. Janë pikërisht vrimat brenda tij që janë faktor kyç i prodhimit dhe shijes unike.

Mjeku Michael Tunik autori i videos “Arti i djathit”, shpjegon në detaje se pse krijohen këto vrima në djathë, transmeton Telegrafi.

Djathi zviceran futet në kategorinë e djathërave që në vete ka vrima që ndryshe janë të njohur si sytë.

“Shfaqja e vrimave në disa djathëra nuk është e rastësishme, por si rezultat i pranisë së mikrogrimcave në qumësht”, thonë ekspertët.

Ata pretendojnë se me dozimin e këtyre grimave, qumështarët mund të kontrollojnë numrin e vrimave në djathë. Një lloj i baktereve në djathtë prodhojnë diçka që quhet acid propionik.

Dhe pasi që ato nuk e forcojnë plotësisht djathin, formohen sytë brenda djathit. Por, ekzistojnë variete të caktuara që qëllimisht bëhen që të kenë këto vrima.

Grujer është një djathtë tjetër që në veti ka vrima, kurse shumë lloje tjera kanë vemi disa të çara të vogla. Ndërsa djathërat në formë të rrotës janë të njohur si djathërat e “verbër”.

 

Lini nje pergjigje