Standard.al

Plazhe nudo në Shqipëri? Flasin qytetarët

0

Këtë të premte Renaldo, në intervistat e tij ka trajtuar mundësinë e të paturit plazhe nudo në Shqipëri. Ai thotë se është bazuar në vendimin që mund të marrë qeveria për lejimin e plazheve nudo, pasi pretendohet të jetë mundësi e mirë për të zhvilluar turizmin dhe si rrjedhojë për të rritur të ardhurat ekonomike. Por qytetarët nuk janë dakord dhe përgjigjet e shumë prej tyre janë gazmore.

Renaldo-Qeveria pritet të marrë një vendim për lejimin e plazheve nudo që të tërheqim sa më shumë turistë.

Qytetari 1-Ça të them unë, i di qeveria ato punë. Ne si publik e duam vendin të lirë … sa më të lirë!

Qytetari 2-Nudo vetëm kur lahemi, kur vemi në plazh fluturojmë në ajër …

Qytetari 3-Ne s’dimë ça bëjmë këtu o burrë. Ti ke Lulzim Bashën që s’di ça bën, s’di ça thotë. T’i çajmë gomat e makinave thotë …

Renaldo-Ju bashkoheni me nismën e qeverisë për të dalë “çullak” të huajt?

Qyetarja-Jo, jo. Ashtu nuk të pranoj unë. Nuk durojmë dot, të keqen nëna, që shkojnë femrat, na ikën tepeleku i kokës.

Renaldo-Po ta vendosë kusht Bashkimi Europian, çfarë të bëjmë ne?

Qytetarja-Europianin e kemi këtu në Shqipëri, s’kemi nevojë me jashtë shtetin.

Renaldo-E di pse kam dalë unë këtu? Jam në hall të madh.

Qytetari-Të shoh gjithmonë dhe gjithmonë në hall je ti!

Renaldo-Qeveria do të marrë një vendim për lejimin e plazheve nudo që të na vijnë sa më shumë turistë.

Qytetari-Si të bashkohem me iniciativën e tij? Ai mund ta bëjë se ka dalë për vete… Renaldo, nga intervistat e kryera në terren tregoi se qytetarët nuk janë dakord për lejimin e plazheve nudo në Shqipëri, pasi ende nuk është zhvilluar mentaliteti për t’i pranuar./TvKlan/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.