Lidhja bëhet më e nxehtë gjatë verës. Ja çfarë duhet të bëni për pushime fantastike këtë vit

0
266

Mos u tërhiqni pas kur bëhet fjalë për eksperienca të reja! Këtë verë eksperimentoni pak ekzibicionizëm të shëndetshëm dhe eksitues!

Udhëtimi gjatë pushimeve duhet të jetë edhe intim
Ju pret një udhëtim i gjatë me makinë nëpër rrugën drejt vendit të pushimeve. Duhet të jetë një udhëtimi pa harruar për ju dhe jo i lodhshëm, është në dorën tuaj ta bëni atë më të bukurin e jetës. Dëgjoni muzikë, përkëdhelni njëri-tjetrin, diçka për të ngrënë, e më pas nuk mund të prisni fundit e rrugës së gjatë për të shijuar njëri tjetrin… Pushimet duhet të nisin bukur që në fillim.

Ndiz zjarrminë
Fik kondicionerin të paktën për një natë dhe i lini shpirtrat përvëlues të mbështillen me njëri tjetrin dhe pastaj hidhuni bashkë nën një dush të freskët për raundin e dytë.

Në tendë
E ku ka gjë më të bukur sesa të bëhesh njësh me natyrën? Organizoni kamping dhe shijoni kënaqësitë seksuale në gjelbërim. Por, kujdes nga zhurmat!

Në diell
Bëhuni nudistë për një ditë, kërkoni një plazh të izoluar dhe shihni trupat e zhveshur që nxihen ndërsa ju përkëdheleni ëmbël…

Party dhe darka
Mos e nënvlerësoni pushtetin e alkoolit, organizoni një parti apo një darkë për vete dhe partnerin dhe… hidhuni brenda duhet ta shijoni njëri tjetrin nënë efektin e alkoolit!

Të luash
Vish kostumin më seksi, lozni me të me ujë, provokojeni duke lënë të shihet diçka…shpejt do të keni dëshirë të kaloni te lojërat për më të rritur.

Vazhdo me sportin
Adrenalina ndihmon! Hidhuni në ndonjë sport që ju bën t’ju vijnë të dridhura dhe pastaj dorëzojuni gëzimit të çmendur në shtëpi.

Luaj me ushqimin
Përfito nga piknikët dhe darkat me miqtë për të vendosur në meny ushqime afrodiziakë verore si luleshtrydhe, avokado dhe shparguj.

Ndiz me akull

Bëni kuba akulli përdorini mbi pjesë të ndjeshme si qafa, gjoksi etj për një pasion akulli që zien.

Dhe në fund do të kuptoni që këto kanë qenë pushimet më fantastike për ju dhe partnerin tuaj. Lidhja juaj pas kësaj do të bëhet më e fortë dhe më emocionuese!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here