Standard.al

Kokainë në mbathje dhe reçipeta, pranga dy vëllezërve shqiptarë dhe një vajze rumune

0

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane në Rimini.

Sipas mediave të vendit fqinj bëhet e ditur se dy të rinjtë janë vëllezër. Shtetasit shqiptarë me inicialet A.H., 28 vjeç dhe D.H., 21 vjeç si dhe e dashura e 28-vjeçarit, rumunia me iniciale I.A., 24 vjeçe janë arrestuar pasi janë kapur me kokainë.

Mbrëmjen e djeshme njëri prej shqiptarëve është  pikasur në dalje të një hoteli në Rimini Jug,  dhe është parë të hipte në një automjet me çiftin. Policia është vënë në vëzhgim të lëvizjeve të tyre nga Rimini në Santarcangelo, me ndalesa në disa dyqane ose në rrugë të izoluara.

Gjatë ndjekjes, pranë hotelit nga ku kishte dalë një nga shqiptarët, dhe ku kishte vendbanimin, u vunë re lëvizje të tjera të dyshimta që i kanë nxitur efektivët e skuadrës së lëvizshme t’i ndalojnë.

Nga kontrolli që iu është kryer policia iu ka gjetur disa doza kokaine, të cilat vajza rumune i fshihte në reçipeta, ndërsa partneri i saj kishte zgjedhur si vend të fshehtë, mbathjet e tij.

Më pas në apartamentin e çiftit janë gjetur të tjera doza kokaine, brenda një qeseje të verdhë si dhe është gjetur edhe material për paketimin e drogës. Në total dozat e sekuestruara janë rreth 60.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.