Historia/ Zbuloni pallatin se ku jeton njeriu merimangë, ai ka hedhur rrjetat e tij kudo

0
246

 

Çdo kush i cili ka qenë fëmijë nuk mund të ketë shpëtuar pa e dëgjuar apo parë ndonjëherë filmin Spiderman. Por për ata që nuk e dinë po e shpjegojmë se çfarë është. Spiderman është historia e një njeriu i cili ishte edhe merimangë. Kështu ai përdorte rrjetat e tij për të lëvizur në qytet dhe shpëtonte jetë njerëzish në ato vende ku policia dhe zjarrfikësja nuk ndërhynte dot. Ai ishte i panjohur dhe bënte një jetë të dyfishtë. Në Tiranë ky njeri ekziston, por me pak ndryshime nga personazh i filmave vizatimor. Në kryeqytet në çdo shtyllë shikon tela të cilat janë në gjendje shumë të keqe të shumtë në numër dhe të ngatërruar me njëri tjetrin. Të gjithë e dimë se cili është mjeri merimange, por askush nuk e tregon, pasi të gjithë jemi nga pak Spiderman. Çdo kush që ka një linjë telefonike apo internet në shtëpi është pak spiderman, sepse ai ka kontribuar në rrëmujën që është krijuar në shtyllat e qytetit të Tiranës. Në filmin që kemi parë, spidermani ndihmonte zjarrfikësen por në Tiranë vetëm sa i përkeqëson punën, pasi është një pengesë e madhe për shuarjen e zjarrit dhe një burim për zjarre të ndryshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here