Standard.al

Garon për kreun e LSI, Kryemadhi mesazh mbështetësve: Ne jemi opozita që…

0

Një ditë më parë, pasi Petrit Vasili dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë, emri i parë që shprehu dëshirën për të marrë frenat ishte Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës.

Sot, ajo shpërndan një status në Facebook dhe flet për rolin e ri që do ketë LSI-ja. Kryemadhi thotë se ajo tani përfaqëson opozitën e vërtetë dhe premton që do ngrejë zërin fort për çdo shqetësim qytetar.

 

STATUSI I PLOTË
Mirëmengjes miq! ☀️☀️ Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim. Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona. ??Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja. Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin. Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit. ???
#ForceePareForceePapare ????????

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.