Ndeshja me Partizanin, policia ndalon tifozët bullgarë të dehur dhe të armatosur në Qafë Thanë (Foto)

0

Në prag të ndeshjes me Partizanin në Ligën e Europës, tifozët e Botev Plovdiv kanë marshuar drejt Tiranës për të parë ekipin e tyre. Megjithatë një pjesë e tyre janë kthyer mbrapsht nga policia kufitare shqiptare.

Loading...

Një grup prej më shumë se 100 tifozësh është nisur drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen, por është ndaluar gjatë paradites së sotme nga policia në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Mësohet se disa prej tifozëve kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa polcia, gjatë kontrollit të ushtruar, ka gjetur në automjetet me të cilat udhëtonin edhe thika apo mjete të forta të cilat mendohej so do t’i merrnin me vete në stadium.
Policia ka lejuar pjesën më të madhe të tifozëve të kalonte kufirin dhe të udhëtonin drejt Tiranës, dnërsa ka ndaluar 5-6 prej tyre që të hynin në territorin shqiptar, duke i cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë për mbarëvajtjen dhe rendin publik

Loading...

Lini nje pergjigje