Ja çfarë të gatuajmë sot, speca me oriz në furrë

0

Tava klasike e specave është kur i mbushim por me modifikime të vogla, siç është në rastin tonë tava që na ka dërguar Eleni, mund të marrë shije tjetër dhe të duket një recetë e ndryshme!

Loading...

Përbërësit:
speca të kuq, jeshil dhe të verdhë
3-4 kokrra qepë
2 kunguj të vegjël
6-7 kokrra domate të pjekura
Majdanoz
Nenexhik
Piper i zi
oriz

Përgatitja:
Pastrojmë dhe grijmë imët qepët. I hedhim në një tigan dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri. Shtojmë domatet e pastruara nga lëkura dhe të prera në kubikë. Pak më vonë hedhim kungullin me erëzat. Në një tjetër enë, më të madhe, skuqim specat e prera. I heqim dhe në vajin e tyre kaurdisim orizin. I shtojmë pak ujë dhe më pas perimet. I hedhim të gjihta në një tavë, shtojmë edhe 1 gotë ujë dhe e fusim në furrë për rreth 30 minuta.

Loading...

Lini nje pergjigje