E fundit/ Përleshje mes tifozëve të Partizanit dhe tifozëve bullgarë të Botev Plovdiv

0

Një incident ka ndodhur pak minuta më parë. Në prag të ndeshjes me Partizanin në Ligën e Europës, tifozët e Botev Plovdiv janë përleshur në hyrje të stadiumin “Selman Stermasi”
Partizani luan sot ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës ndaj bullgarëve të Botev Plovdivit.

Të kuqtë do të zbresin në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm duke u bazuar në lojtarët që trajneri Sulejman Starova ka në dispozicion, teksa mungesat më të mëdha janë ato të dy qendërmbrojtësve Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi për shkak të dëmtimeve.

Një grup prej më shumë se 100 tifozësh bullgarë është nisur drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen por një pjesë e tyre u ndaluan në Qafë-Thanë.

Lini nje pergjigje