Tiranë/ ‘Gara’ e dytë e festivalit të ëmbëlsirave(FOTO)

0
205

U organizua dje pasdite, te Kodra e Diellit 2, Festivali i Ëmbëlsirave. Është viti i dytë që organizatorja, Edi Gogu, në bashkëpunim me organizatën ‘Profamilja’, bën bashkë mikeshat e saj dhe të tjera zonja që kanë pasion gatimin e ëmbëlsirave. Të ftuarat që prezantuan recetat e tyre ishin plot 20, prej nga u përzgjodhën tre fitueset e para.  Në përfundim të festivalit, edhe ato që nuk fituan, do të kenë kënaqësinë ta shohin recetën e tyre të botuar në libërthin e vogël që do të botohet me këtë rast. Siç mund të duket edhe nga fotografitë, ëmbëlsirat ishin të shumëllojshme. Që nga frutat, çokollatat, keku e deri te bakllavaja tradicionale e cila u vlerësua me çmimin e dytë. Një çmim të posaçëm, për teknikën e realizimit, morri torta mbi të cilën ishte formuar një shqiponjë çokollate. Torta me numrin 5 që do të shihni në foto, fitoi çmimin e parë ndërsa ajo me numrin 7, çmimin e publikut. Është e rëndësishme të thuhet se asnjëra prej pjesmarrëseve nuk është pastiçiere apo kushiniere profesioniste. Të gjitha ato receta të ëmbla e të bukura, i bëri bashkë pasioni.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here