Marrveshja Rama-Basha/ Shkarkohet drejtori i parë i PD, rikthehet sërish paraardhësi i PS

0
170

Pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare dhe fitores së PS, duket se ka marrë fund edhe marrëveshja e 18 majit Rama-Basha, përmes së cilës u zgjidh ngërçi politik.

Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mori sot vendimin për lirimin e Haki Mustafës nga detyra e administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a, i cili ishte propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit.

Gjithashtu po me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), detyrë që e mbante para marrëveshjes Rama-Basha.

Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE:
Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) mori sot vendimin për lirimin e z.Haki Mustafa nga detyra e administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a. Po me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, z. Adrian Çela u emërua në detyrën e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here