Ja si ta dallojmë nëse peshku është i freskët

0
452

Peshku është një nga produktet më të konsumuara në stinën e verës. Një pjatë e lehtë e me vlera të larta të jodit dhe vitaminës Omega 3. Por jo të gjithë kanë fatin të jetojnë pranë detit e ta konsumojnë atë të freskët. Duhet bërë kujdes ne treg kur zgjedhim produkte të cilave, vetëm që të mbërrijnë në banak, u është dashur të bëjnë orë të tëra rrugë. Ja ç’duhet të kemi parasysh për të dalluar peshkun e freskët…

Barku: nuk duhet të ketë njolla, të çfarëdolloj ngjyre qofshin. Duhet të jetë i butë dhe jo shumë i fryrë.

Velëzat: duhet të jenë në ngjyrë të kuqe (jo të zezë), të kenë shkëlqim e pak lagështi. Kujdes nëse bien erë të keqe.

Mishi: duhet të jetë kompakt dhe i fortë.

Trupi: duhet të jetë i ashpër dhe kompakt.

Sytë: duhet të kenë shkëlqim dhe të mos jenë të zhytura në zgavra.

Aroma: e peshkut të freskët s’është kurrë e fortë; maksimumi ndihet një aromë e lehtë, për shkak të ujit të detit apo algave.

Lëkura: duhet të jetë e tendosur, e lagësht, jo e shkëputur nga mishi dhe në mënyrë absolute jo e rudhosur.
Anusi: duhet të jetë krejtësisht i mbyllur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here