Ja çfarë ndodh nëse shtoni 3 kokrra aspirina në shampo para se të lani flokët

0

Asprina është një ndër ilaçet më të përdorura në të gjithë botën, konsumi vjetor i të cilës arrin shifrën rekord prej 400.000 tonësh në vit. Pavarësisht kulturës mjekësore që keni, aspirina është gjithmonë e pranishme në kutinë e ndihmës së shpejtë të çdo familjeje. Por nëse deri më sot e keni përdorur për të ulur temperaturën ose për të lehtësuar dhimbjet e gjymtyrëve, sot ju propozojmë një recetë shumë interesante: të përdorni aspirinën në kokë. Do me thënë jo për të qëtësuar dhimbjen e kokës, por për t’u dhënë shkëlqim dhe butësi flokëve.

Loading...

Me siguri ju ka ndodhur me dhjetra herë që edhe pse keni bërë dush, flokët tuaj të duken si mos më keq. Të ashpër, të pakrehshëm dhe deri tek fijet e shumta që duket sikur mbijnë në çdo centimetër të banjos. Por, në vend që të mendoni të blini produkte për flokët, të cilët pavarësisht rezultateve kanë në përmbajtjen e tyre kimikate, provoni zgjidhjen e mëposhtme. Merrni 3-5 kokrra aspirina dhe shtypini derisa të bëhen pluhur. Bashkojini me 3 lugë gjelle shampo flokësh dhe vazhdoni përzierjen derisa aspirina të tretet plotësisht. Më pas shtojini në shampon e zakonshme dhe tundeni para përdorimit. Mund ta përdorni sa herë keni nevojë të lani flokët. Rezultatet do të flasin shumë më tepër se fjalitë e këtij artikulli. Aspirina ka në përmbajtjen e saj acid salicilik që ka veti antioksiduese dhe antiinflamatore dhe shërben për të luftuar rënien e flokëve, për të forcuar rrënjët e tyre, lehtëson qarkullimin e gjakut në gjithë skalpin duke neutralizuar pH-in e këtij të fundit dhe trajton zbokthin.

Loading...

Lini nje pergjigje