Hajdarmataj: Ju tregoj kush është ‘kryetari’ i përhershëm i PD-së

0
360

Mes kritikave për humbjen e thellë që pësoi PD-ja dhe debateve të ashpra që kanë përfshirë opozitën, ku disa emra kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i drejtuesit të partisë, pjesë e diskutimit është bërë edhe deputetja Mimoza Hajdarmataj.

Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Hajdarmataj thekson se tashmë është koha që demokratët të bëjnë analizë dhe të reflektojnë dhe jo për fletërrufe apo shfaqje mode në televizione. Më tej Hajdarmataj tha se “kryetar i përhershëm” i PD-së është anëtari dhe militanti demokrat.

STATUSI I MIMOZA HAJDARMATAJT
Koha për analizë, debate, reflektime dhe jo më për fletërrufe online apo shfaqje mode në televizion. Kolegëve (sepse për mua në politikë nuk ka ISH), ju lutem mos u vetëfyeni më para sakrificave dhe punës aq fisnike të çdo demokrati e demokrate, në struktura dhe jashtë tyre, me këtë kryqëzatë mllefesh. Në krye të PD-së ka një “kryetar të përhershëm” dhe ai është anëtari dhe militanti demokrat! Pas çdo fushate e aq më tepër të atyre që mbyllen me disfatë, vjen koha për analizë, debate, reflektime por jo për fletërrufe.

PD është parti e lirisë dhe vlerave të saj.
E tillë duhet të jetë edhe gara dhe vota e lirë.
Ne që luftojmë aq shumë që Shqipëria ta arrijë këtë, duhet të japim shembullin së pari nga shtëpia jonë politike. Të presim të qetë dhe të punojmë për standardet e 22 Korrikut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here