Emri/ Plagosi në lokal në Vaun e Dejës, arrestohet autori

0
150

Autori i një plagosjeje që ka ndodhur në një lokal në Vaun e Dejës më 17 qershor 2017 është arrestuar sot nga Policia e Shkodrës.

Policia njoftoi se Mark Nikolli, 26 vjeç, banues në Gomsiqe, Vau i Dejës, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje u kap pas një pune  operacionale  të mirëorganizuar.

Ky shtetas , më datë 17.06.2017, në  një lokal  në Vaun e Dejës, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta, ka plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. N. 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here