U zgjodh deputet në Berat, Eduard Halimi ka një mesazh për mbështetësit e PD

0
268

Deputeti demokrat, Eduard Halimi, i cili ka marrë një mandat tjetër në qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 qershorit, ka përcjellë një mesazh për të gjithë ata që kanë votuar Partinë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai falenderon qytetarët që “nuk e shiten votën dhe as u përulen as para thesit të pushtetit, as parave dhe presionit të gangësterëve të lidhur me pushtetin, por votuan për të ndryshuar ekonominë e familjeve të tyre”.

POSTIMI I PLOTE
Falenderim te thelle per 2400 komisioneret, numeruesit dhe vezhguesit‎ e Partise Demokratike ne 305 QV e qarkut te Beratit qe qendruan deri ne kutine e fundit per te numeruar cdo vote.

‎Respekt dhe pergjegjesi të larte ndaj gjithe qytetareve te qarkut te Beratit qe votuan Partine Demokratike.

‎Respekt per burrat dhe grate dinjitoze qe nuk e shiten voten dhe as u perulen as para thesit te pushtetit, as parave dhe presionit te gangstereve te lidhur me pushtetin, por votuan per te ndryshuar ekonomine e familjeve te tyre.‎

Keqardhje qe kontrata e politikes me krimin ia doli serish ne Berat, qe me parate, forcen dhe lidhjen e gangstereve me pushtetin, te blejne voten e njerezve te varfer gjate javeve te fundit, te mposhtin dinjitetin tyre, e te triumfojne mbi varferine e thelle ne Skrapar, Polican, Kucove, Ure Vajgurore e Berat.

‎Kontrata e krimit me politiken ia doli qe edhe diten e votimit ne cdo‎ qender votimi patrullat e fuoristradave te zeza te benin ligjin duke sfiduar organet e ligjit, pranine e medias dhe te vezhguesve te ODHIR- Osce ne Uznove, Velabisht, Celepias ne qender te Beratit e Kucoves. ‎

Falenderim te thelle per shtabin e fushates dhe punen e jashtezakonshme te secilit kandidat per deputet qe ishim së bashku në 200 takimet e 20 diteve te fushates.

Ne vecanti, mirenjohje per punen e jashtezakonshme te Astritit, me te cilin pata fatin te punoja kaq ngushte ne keto 4 jave.

‎Keqardhje qe nuk ia dolem te nxirrnim PD nga vendi i trete ku ndodhej e te merrnim mandatin e dyte efhe pas shkurtimit te nje mandati ne keto zgjedhje.

Nuk mundem te prishnim kontraten e politikes me gangsteret e krimit ketu në qsrkun e Beratit që vret demokracinë, votën e lirë dhe vret ekonomine.

#betejavazhdon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here