Tragjedi/ Mania për selfie i merr jetën të riut

0
215

Një adolëshent nga Britania e Madhe ka humbur jetën teksa përpiqej të realizonte një “selfie” duke futur kokën midis vagonave të trenit teksa udhëtonte drejt Parisit.

17-vjeçari, së bashku me të dashurën e tij dhe një grup shokësh po shkonin drejt Francës  për të marrë pjesë në një garë vrapimi duke qenë se i riu ishte sportist shumë i zoti. Ngjarja ka ndodhur që në muajt e parë të këtij viti, por vetëm tani përfunduan hetimet  nga të cilat rezultoi se shkaku i vdekjes së tij ishte pikërisht  tentativa për foton apo videon perfekte. Sipas autoriteteve, gjatë kohës që ka nxjerrë kokën mes vagonave, diçka ka shkuar keq dhe papritur ka rënë, duke marrë goditje të rënda në trup, të cilat rezultuan fatale për të.

Miqtë e tij tregojnë se grupi i të rinjve kishte konsumuar alkool por  nuk adolëshenti  nuk ishte në gjendje të dehur. Mjekët kanë arritur ta mbajnë në jetë për pak përmes makinerisë artificiale por sapo e ëma ka mbërritur i kanë bërë me dije se nuk mund të bëhet asgjë për ta shpëtuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here