SHKODËR/ Përmbyset rezultati, PD rimerr bastionin, kryeson me 5 mandate. Nard Ndoka hyn në Parlament

0
219

Partia Demokratike rimerr bastionin e saj, Shkodrën. Kur kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar, gjithë lufta është përqendruar në mandatin e fundit, pasi diferenca është shumë e vogël, rreth 1600 vota më tepër PD nga PS.

Nga numërimi i 398 kutive nga 421 kuti votimi gjithsej, demokratët kanë marrë avantazhin në Qark duke siguruar mandatin e 5-të dhe marrë kryesimin duke udhëhequr ngushtë fitoren me 37.77% të votave ose 38866 vota. I pesti në listën e PD-së në Shkodër është kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

Më pas vjen Partia Socialiste që paraprakisht renditet në vendin e dytë me 36189 vota ose 35.16% me 4 mandate. Në vendin e tretë renditet LSI me 12023 vota ose me 1 mandat dhe fill pas saj renditet PSD (Tom Doshi) me 12067 vota ose 1 mandat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here