Dalin rezultatet e para për bashkinë e Kavajës, ja kush kryeson nga 3 kandidatët (Votat)

0
226

Pas mbylljes së numërimit të votave për deputetë në Kavajë ka nisur procesi i numërimit të kutive për kryetar të Bashkisë. Mësohet se ka përfunduar numërimi për 14 kutitë e para, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste Dorjan Murati.

PS- Dorjan Murati ka marrë 1681 vota;
PD- Isa Sakja 1465 vota;
LSI- Maksim Kona 299 vota.

Kavaja votoi të dielën për përfaqësuesit e rinj në parlament si dhe për kryetarin e ri të Bashkisë. Kujtojmë se deri pak muaj më parë Bashkia drejtohej nga Elvis Rroshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here