Standard.al

Basha nuk dorëhiqet/ Mustafaj: Me këtë deklaratë që ngin direkt funksionet në parti ai nuk ka të drejtë të hyjë me në seli

0

Një panel analistësh dhe gazetarësh të ftuar në studion e lajmeve në News 24 kanë komentuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha që mori përgjegjësinë e zgjedhjeve, duke ia lënë në dorë demokratëve fatin e tij.

Ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj i ftuar në studion e lajmeve në News 24 tha se me deklaratën për të ngrirë funksionet e tij Basha i mbyll derën e PD-së, vetes.

“Me këtë deklaratë që ngin direkt funksionet në parti ai nuk ka të drejtë të hyjë me në selinë e Partisë Demokratike që sot. Pra nuk duhet të shkojë më në zyrën e tij. Basha e ka kuptuar që gara duhet bërë me kushte të barabarta”,- komentoi ai.

Për kryeredaktorin e gazetës “Panorama” Robert Rakipllari deklarata e tij për të ngrirë funksionet dhe për të hapur garën për kryetar në PD, ishte e përgjegjshme.

Mes të tjerash Mustafaj tha se nëse Basha fiton sërish postin e kreut të PD-së, do të fitojë legjitimitetin.

“Basha e ka kuptuar se gara duhet bërë midis njerëzve të barabartë, mes kushteve të barabarta. PS nuk e ka arritur këtë. Edi Rama nuk është modeli që bën zgjedhje. Unë nuk jam në gjendje të bëjë identikitin e kandidatëve të ardhshëm. Unë si veteran i PD do kërkojë nga të gjithë që të ketë një marrëveshje xhentëllmenësh, ku të lexohet fituesi. Nëse Basha fiton, ai do fitojë legjitimitetin. Nëse humb duhet të rreshtohet pas fituesit”, tha ai.

Sakaq, ish-kreu i KQZ-së, Cclirim Gjata ngriti pyetjen se cili do jetë kandidati që do të përballet me Bashën për postin e kreut të PD-së. “Kush do kandidojë përballë Bashës? Ai duhet të jetë me shumë eksperiencë. Cilat nga figurat e njohura mund t’i zërë vendin atij. Sulmi ndaj humbësit është tipike fshatareske, ‘Humbi ky, hajde t’i biem’”, tha Gjata.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.