A është ky propozimi më i bukur për martesë i bërë nga shqiptarët (VIDEO)

0
187

Çdo person i dashuruar ëndërron që një ditë të martohet me partnerin e jetës dhe të krijoj familje, por disa shfaqin kreativitetin e tyre në mënyra të ndryshme për ta bërë njeriun më të dashur jetës që të ndihet si kurrë më parë.

Kështu ka ndodhur me një vajzë të re, të cilës i propozoi partneri i saj martesë në ambientet e kinemasë së qytetit të Prishtinës, Cineplexx gjatë shfaqjes së një filmi, transmeton Telegrafi.

E gjithë ngjarja është organizuar në fshehtësi të plotë, ku pothuajse të gjithë ishin në dijeni për propozimin kreativ përveç protagonistes, e cila as që kishte ëndërruar se filmin që do ta shikoj atë mbrëmje nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës.

Të gjithë të pranishmit që kishin mbushur sallën e kinemasë Cineplexx ishin në fakt mysafirët e ftuar të dyshes, por që silleshin kinse janë shikues të rëndomtë të filmave.

Dhe në momentin më intrigues derisa ajo po e shikonte filmin me partnerin e saj, në ekranin gjigant shfaqet njeriu i saj i ëndrrave i cili i kërkon të martohen.

I gjithë ky moment romantik është filmuar, dhe në të shihet se si kjo vajzë pushtohet nga emocionet dhe nuk mund të ndal lotët e gëzimit.

Dhe lirisht mund të quhet se ky është propozimi më kreativ që ndonjëherë është bërë në Kosovë. /Telegrafi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here