Standard.al

Zguri thirrje komisionerëve: Keni shansin të siguroni një standard të ri

0

Kreu i KQZ-së Klement Zguri përsëritje edhe njëherë tjetër thirrjen ndaj komisionerëve dhe anëtarëve të numërimit të angazhohen për të përmbyllur procesin.

Sipas tij komisionarët kanë shansin që në këto zgjedhje të vendosin një standard të ri, atë të përmbylljes së një procesi brenda afateve ligjore.

“Jam këtu përpara ju për t’u bërë thirrje të gjithë komisionerëve dhe anëtarëve të numërimit të votave të angazhohen për të mbyllur procesin.

Komisionerët kanë shansin që në këto zgjedhje kanë shansin të sigurojnë një standard të ri, atë të përmbylljes së një procesi brenda afatit të përcaktuar nga ligji.

Mbyllja e këtij procesi i shërben edhe vetë subjekteve në këtë garë elektorale. Deri në këto momente procesi ka vijuar normalisht me disa raste të ndërprerjes për shkak të lodhjes së numëruesve”, tha Zguri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.