Të paralizuara në moshë të re, dy vajzat drithërojnë me jetën e tyre në “E diela shqiptare” (Video)

0
234

Adivia shprehet se mjeku nuk pranonte që t’i nënshtrohej testit të patentës, edhe pse ajo kishte 11 vite që ngiste makinën.

Pas falë këmbënguljes së saj, mjeku u dorëzua dhe prej 2 vitesh ajo është shofere e rregullt me patentë. Adivia është aktiviste për personat me aftësi të kufizuara dhe drejton shoqatën e paratetraplegjikëve në Durrës, e nxitur nga ajo çka dëshironte që të bënin të tjerët për të.

Për sa i përket Elës, tregon se janë njohur nëpërmjet një miku të përbashkët dhe se kanë komunikuar për një periudhë të gjatë në rrjetet sociale, por një ditë vendosin t’i bëjnë një surprizë Elës, ku u takuan për herë të parë. Adivia thotë që ajo është e mbyllur në vetvete, pasi është paralizuar që në moshën 15-vjeçare dhe është pesimiste për gjendjen e saj.

“Ela ka dhe një vështirësi tjetër që ndoshta i bëhet barrierë. Ajo ka vështirësi në të folur, pra nuk artikulon mirë. Paraliza e saj e ka penguar edhe në të folur. Këtë dua t’i them Elës sot, kur ke njerëz që përkujdesen për ty, kur ke njerëz që të flasin dhe të duan, jeta bëhet e bukur edhe në karrige me rrota!”

Ajo tregon se personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për hapësirë në shtëpi, gjë që Ela nuk e ka, ndaj ka vështirësi në të lëvizur dhe se shpesh herë “xhelozon” dhe shpreh dhimbje për Adivian, duke e quajtur më aktive, pasi ajo jeton në periferi të Shkodrës dhe nuk ka mundësi të shëtisë.

Ela pranon të jetë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe kur shikon në ekranin e murit ndarës Adivian emocionohet dhe preket shumë.

Adivia – Zemër, të kam gënjyer gjithë rrugës. Nuk shkova në aktivitetin “Pranvera poetike durrsake”, por erdha te ty sepse unë doja që të ishe këtu. Dua të të them që nuk duhet të shprehesh më pesimizëm, siç të kam thënë shpesh herë nëpër mesazhe. Kur ke dikë që përkujdeset për ty, kur ke njerëz që të rrethojnë, që të duan, që flasin çdo ditë me ty, jeta është e bukur Ela edhe në karrige me rrota!

Adivia i kërkon Elës që të dalë më shpesh sepse përndryshe do ta bllokojë dhe nuk do t’i flasë më. Ela ka botuar një libër me poezi, të titulluar “Lotët e lules”, nga ku përzgjedh një poezi për ta recituar Arditi.

Bisedoj me ëngjëllin vetëm për dashurinë dhe djalli ka xhelozi

Bisedoj me djallin vetëm për dashurinë dhe ëngjëlli ka xhelozi

Grinden së bashku, ëngjëlli dhe djalli, se kush do të më marrë

A mos ndoshta djalli është më i bukur?

A mos ndoshta ëngjëlli është më i lumtur?

Pyetje i bëj vetes se kush do të më marrë

Ëngjëlli apo djalli?

 

or poezia që i pëlqeu më tepër Arditit është “Besoj”.

Besoj në Zotin se ai më krijoi

Besoj në Zotin se ai më ndihmoi

Më fali një jetë, më fali dashurinë

Dhe nga unë largoi fatkeqësinë

Ai që më la të jetoj

Ai që vetminë ma largoi

Ai që një shpirt të pastër më dhuroi

Vetëm në të unë besoj

Ela i dhuron librin e saj Arditit dhe përqafohet me Adivien. Altin Driza i dhuron Elës një karrige elektrike, me të cilën mund të përshkojë 40 km, në mënyrë që të shëtisë më tepër. Dy mike të ngushta me aftësi të kufizuara na treguan se sa falenderues duhet të jemi ndaj Zotit për mundësitë që na ka dhënë./ tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here