Sulmohet sekretari i qendrës së votimit në Peqin

0
246

Sekretari i një qendre votimi në Peqin është sulmuar, nga një person i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja

Rreth orës 17.30, nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr.2287 në fshatin Fatish Peqin, ka kërkuar ndihmën e policisë për ndërhyrje, kanë bërë me dije burime zyrtare.

Pas kësaj, punonjësit e policisë kanë shkuar menjëherë në qendrën e votimit Nr.2287 me vendim dhe konform rregullave ligjore.

Shërbimet e  Policisë pasi kanë marrë vendimin për ndërhyrje, janë futur në qendrën e votimit dhe janë informuar se shtetasi A.M, i cili nuk ishte për të votuar në këtë qendër votimi dyshohet të ketë goditur  me grusht sekretarin e kësaj qendre votimi, shtetasin B.K dhe më pas është larguar.

Shtetasi B.K, është paraqitur pranë ambienteve të Komisariatit  të  Policisë Peqin për të bërë kallëzim.

Nga ana jonë është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.M, ku vijon puna për kapjen e tij, njofton Policia.

Votimi është ndërprerë për disa minuta por më pas ka rifilluar normalisht dhe pa probleme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here