Standard.al

SKANDALI/ Shihni ç’bën komisionerja e PS për të nxjerrë fletët e votimit nga kutia (Video)

0

Kandidati i PD-së për deputet në Korçë Ervin Salianji ka denoncuar një tjetër rast pak më parë ku sipas të cilit komisionerja e Partisë Socialiste kryen një akt të paligjshëm.

Në videon e postuar nga ai në rrjetin social Facebook, duket “komisionerja e PS që nxjerr fletët e votimit për të parë nëse votuesi  që punon në administratë ka votuar për PS-në”.

“Nuk kane fund turpet dhe skandalet e Rilindjes, ne video komisionerja e Partise Socialiste Pranvera Begolli, duke nxjerre fletet e votimit per te verifikuar nese votuesi qe punon ne administrate ka votuar per PS ose jo?!,” shkruan Ervin Salianji.

“Më jep pak vizoren sa ta shoh,” thotë Pranvera Begolli, ndërkohë që një tjetër komisionere dëgjohet tek thotë se nuk është dakort me këtë që Begolli po bën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.