Sherr në Shkodër, plagoset me armë zjarri i riu

0
214

Një 22-vjeçar në Shkodër ka mbetur i plagosur. Ngjarja në fjalë ndodhi në zonën e quajtur ‘Dubai’ tek pishinat.

Burime zyrtare raportojnë se Ranko Tomas nga lagja ‘Mehalla e Cakajve’, është plagosur në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të njëjtat burime theksojnë se plagosja ka ndodhur pas një sherri momental. Sakaq, sapo u raportua për ngjarjen forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi plagosja. Pas hetimeve ata bënë të mundur identifikimin e autorit dhe po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 25.06.2017, ora 18:00, jemi njoftuar se në lagjen Bahçallek dhe pikërisht në bregun e lumit Buna gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi R. Th, 22 vjeç, banues lagjen Fahri Ramadani, Shkodër.

Shtetasi R. Th, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rreziku për jetën. Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. Gjithashtu sqarojm se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here