Pse nuk flet PD për zgjedhjet?

0
341

Më shumë se qëndrimet e PS-së se këto janë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjë herë, ajo që bie sy është heshtja Partisë Demokratike.

Procesi nisi me parregullsi serioze në shumë zona të vendit. Në Lezhë pati një incident me armë dhe të plagosur. Në Sarandë fletët e votimit janë hedhur në rrugë. Në Vorë u kap një komisioner teksa paguante me lekë në dorë votën për PS. Në Elbasan, Korçë, Durrës, Berat dhe Kukës ka raportime pa fund për dhunë, blerje vote dhe parregullsi të procesit. LSI ka prej dy ditësh që flet për incidente skandaloze dhe heshtjen e turpshme të Policisë.

Ndërkohë nga PD-ja nuk ka qoftë edhe një deklaratë zyrtare që të komentonte procesin, apo edhe tu bënte thirrje qytetarëve të merrnin pjesë në votime. Deklarata e vetme është ajo e orës 12:00 e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili shkoi në votime më vone se gjithë kryetarët e partive dhe më vonë se pjesa kryesore e qytetarëve.

Edi Rama ka më shumë se 4 orë që bën thirrje në Facebook për socialistë që të votojnë. Ndërsa deputetët e PS dhe degët e PS-së në rrethe në çdo orë bëjnë deklarata ku edhe ata kanë pretendime për procesin dhe parregullsitë.

Ajo që bie në sy është heshtja e selisë blu. Është një heshtje që nuk zbardhet se cilin mesazh do të japë, PD është dakord me procesin dhe e quan më të mirin, apo…?

Në historinë e Partisë Demokratike ky është procesi i parë zgjedhor ku në ditën e votimeve mungon PD-ja. Në gjithë zgjedhjet e mëparshme ka qenë PD-ja ajo që ngrinte në këmbë gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe reagonte ndaj parregullsive.

Sot duket sikur më shumë pakënaqësi dhe kontestime ka PS ndaj zgjedhjeve, sesa PD-ja që është në opozitë dhe si rregull opozita është ajo që ankohet./koha jone

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here